Search
петок 22 март 2019
  • :
  • :
loading...
Најнови Вести

Летаa камења и удари при фаќање на крстот во Албанија во градот Берат

loading...

Ajo që njihet si Dita e Ujit të Bekuar që simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit është një ceremoni e përvitshme (çdo 6 janar) e cila kryhet veçanërisht në Berat me hedhjen e kryqit në lumë… por kësaj here duket se gjithçka ka shkuar për keq.

Imzot Ignanti, dhespoti i Beratit, Vlorës e gjithë Myzeqesë ka hedhur ashtu siç e do tradita kryqin dhe në garë për ta kapur në lumin Osum kanë shkuar rreth 15 të rinj. Por me kapjen e kryqit nga njëri prej tyre, situata ka përshkallëzuar në një sherr. Fillimisht me të shtyra e sharje e më pas me grruushte e deri tek hedhja e gurëve kundër njëri tjetrit.

Të rinjtë nuk janë marrë vesh mes tyre dhe të paktën 3-4 nga ta pretendonin se e kishin kapur ata të parët kryqin e shenjtë.

loading...